slide1.jpg
slide2.jpg
slide3.jpg

PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT
DEGA TIRANE

 

Tiranë, më 4 Nëntor 2013

 

V E N D I M

Kryesia e PLL për degën Tiranë, e përbërë nga Artan Tujani, -kryetar, Hamit Kurti, -zv/kryetar, Mitat Cena, -zv/kryetar (të tre të pranishëm) dhe Zamir Gjurgji, -sekretar (mungon për arsye shëndetësore) u mblodh sot në zyrën e PLL dega Tiranë dhe diskutoi për zbatimin në nivel dege të Vendimit nr. 3 të Kryesisë Qendrore të PLL Për procedurat e zhvillimit të Kuvendit të 18-të të PLL” dhe Udhëzimit përkatës.

Në mbështetje të nenit 37 të Statutit të PLL, Kryesia e degës së PLL Tiranë,

 

 

V E N D O S I:

1. Konferenca e 11-të e degës së PLL Tiranë do të mblidhet më datë 17 Nëntor 2013, ora 11:00. Vendi i zhvillimit të Konferencës do të jetë “Tirana International Hotel”, salla “Abret”.

2. Numri i delegatëve në Konferencë do të jetë 100 (njëqind).

3. Pjesa 10 (dhjetë) % e numrit të delegatëve në Konferencë dhe Kuvend, që në vendimin e Kryesisë qendrore nënkupton anëtarët e rinj por që nuk figurojnë në regjistrin e anëtarësisë të depozituar në Qendër, për shkak të funksionit si Sekretar organizativ dhe si kandidat në zgjedhjet lokale dhe qendrore, do të propozohet ekskluzivisht nga z. Agim Kraja.

4. Pjesa tjetër prej 90 (nëntëdhjetë) % e delegatëve të Konferencës dhe të Kuvendit do të jetë ekskluzivisht nga lista e anëtarësisë që figuron e depozituar në Selinë qendrore ose prej personaliteteve të tjera që njihen publikisht si anëtarë të PLL së paku qysh nga viti 2005.

5. Përgjithësisht lista e delegatëve të Konferencës dhe Kuvendit do të konsiderohet unike për të gjithë territorin e degës. Ato të hartohen mbi bazën e kontributeve të dhëna në PLL, prejardhjes dhe vlerave intelektuale, por edhe duke synuar një shpërndarje territoriale.

6. Lista e delegatëve nga Dega Tiranë për në kuvendin e XVIII të PLL do të miratohet nga kjo Kryesi dhe do ti paraqitet për miratim në bllok Konferencës së XI.

7. Përcaktimin si “Konferencë zgjedhore”, që në vendimin e Kryesisë qendrore është parashikuar vetëm për degën e Tiranës, Kryesia e PLL e kupton vetëm për zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së Degës.

Nisur nga kushtet konkrete, Kryesia e PLL e degës Tiranë parapëlqen që në Konferencën e XI të shkohet pa kandidatura për Kryetar të degës dhe se zgjedhja e organeve të reja drejtuese dhe riorganizimi i degës së Tiranës t’i nënshtrohet të njëjtave procedura si për degët e tjera dhe pas Kuvendit të XVIII të PLL.

Ky parapëlqim i Kryesisë nuk përjashton kandidaturat për Kryetar të degës, të cilat duhen paraqitur në Kryesi deri më datë 15 Nëntor 2013.