slide1.jpg
slide2.jpg
slide3.jpg

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT
KRYESIA

Tiranë, më 4 Tetor 2013

 

 

UDHËZIM PËR ZHVILLIMIN E KONFERENCAVE DHE ZGJEDHJEN E DELEGATEVE
PËR NË KUVENDIN E XVIII TË PLL

Në zbatim të Statutit të partisë Lëvizja e Legalitetit, Kryesia e PLL ka marrë Vendimin Nr. 3, datë 26 Shtator 2013, “Për Procedurat e Zhvillimit të Kuvendit të 18-të Të PLL”, vendim që i bashkëngjitet këtij Udhëzimi.

Udhëzimet në vijim janë në zbatim të atij vendimi.

1. Kuvendi i 18-të i PLL do të mbahet në Tiranë më datën 24 Nëntor 2013. Ndarja e delegatëve sipas Degëve  është në tabelën bashkangjitur. (Tabela 1)

2. Periudha 10 Tetor - 16 Nëntor do të shërbejë për zhvillimin e konferencave të degëve të PLL. Në konferencat e degëve do të behet analiza e punës dhe rezultateve zgjedhore. Përjashtim bën dega e PLL Tiranë ku konferenca do të zgjedhë edhe organet drejtuese.

Konferencat do të zhvillohen sipas një kalendari të miratuar paraprakisht nga Kryesia e Partisë. Kjo është e nevojshme që kandidatët  për Kryetar të PLL të planifikojnë axhendën e tyre.

3. Duke marrë parasysh realitetet e reja, Kryesia e PLL ka vendosur që në konferencat e degëve mund të marrin pjesë deri në 10% delegatë që janë anëtarë të PLL, por që nuk figurojnë në regjistrin kombëtar të anëtarësisë të depozituar pranë Kryesisë së PLL. Për këtë qëllim, është e nevojshme që dy ditë para zhvillimit të konferencës, Kryesia e Degës së PLL t’i dërgojë Kryesisë së PLL në Tiranë listën e delegatëve të Konferencës. Lista mund të dërgohet dorazi, me postë, faks ose me email në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. . Pjesa 90% e delegatëve të konferencës do të krahasohet me regjistrin kombëtar të anëtarësisë dhe në rast mospërputhshmërie, do të refuzohet.

4. Në konferenca u lihet kohë e mjaftueshme dhe e barabartë kandidatëve të shpallur për  Kryetar të PLL që të shpalosin platformat e tyre.

5. Në fund të konferencës bëhet zgjedhja e delegatëve për në Kuvendin e 18-të të PLL. Për zgjedhjen e delegatëve mund të përdoret çdo mënyrë që siguron transparencë dhe demokraci.

90% e delegatëve të zgjedhur në konferencën e degës do të krahasohet me regjistrin kombëtar të anëtarësisë së PLL.

Delegatët për në Kuvendin e 18-të të PLL të informohen paraprakisht se mund të jetë e domosdoshme që në Kuvend të kenë me vete kartën e identitetit.

6.  Lista e delegatëve të zgjedhur në Konferencë duhet të mbërrijë fizikisht në Kryesinë e PLL para datës 17 Nëntor. Ajo nënshkruhet nga Kryetari dhe Sekretari i Degës së PLL si dhe vuloset rregullisht. Kjo listë plotësohet sipas modelit bashkangjitur. (Modeli 1)

7. Njëherazi me listën e delegatëve për në Kuvendin e 18 të PLL, Kryesitë e Degëve të PLL paraqesin në Kryesinë e PLL listën e emrave që ato mendojnë për të qenë kandidatë për Këshillin Kombëtar që do të votohet në Kuvend. (Modeli 2)

8. Para dhe gjatë zhvillimit të Konferencave të propagandohet sa më shumë se kandidat për Kryetar të PLL mund të jetë çdo anëtar që ka pranuar ose pranon Programin dhe Statutin e PLL.

9. Për efekt kandidimi për Kryetar të PLL, personi i interesuar brenda datës 17 Nëntor 2013 duhet të ketë paraqitur me shkrim pranë Kryesisë qendrore të PLL në Tiranë deklaratën e tij me shkrim me të cilën kërkon të kandidojë për Kryetar të PLL, kopjen e kartës së identitetit, 2 fotografi, CV e tij, si dhe platformën  e kandidimit.

10. Sipas Statutit të PLL, kandidatura për Kryetar të PLL mund të deklarohet edhe në Kuvend kur mbështetet nga 25% e listës së delegatëve. Në këtë rast, kandidati i mundshëm, krahas deklaratës, duhet t’i paraqesë drejtuesit të Kuvendit edhe një listën me emrat dhe firmat e delegatëve që mbështesin kandidaturën e tij,  sipas formularit bashkangjitur. (Model 3)

 

Këtë udhëzim, materialet shoqëruese si dhe çdo gjë tjetër që lidhet me Kuvendin e 18-të të PLL, në vijimësi mund t’i gjeni edhe në web-faqen www.legaliteti.org    

 

Shkarko: Model1

Shkarko: Model2

Shkarko: Model3