slide1.jpg
slide2.jpg
slide3.jpg

V E N D I M NR 3
PËR PROCEDURAT E ZHVILLIMIT TË KUVENDIT TË 18-të TË PLL

E mbledhur në Tiranë, sot më datë 26 Shtator 2013, Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit vijoi diskutimin për organizimin e Kuvendit të 18-të të PLL.

Në këtë diskutim në Kryesisë që përbëhet nga 13 anëtarë kanë marrë pjesë: Ekrem Spahiu, Seit Preni, Murat Basha, Sulejman Gjana, Besnik Murati, Artan Tujani, Shpëtim Axhami, Nebi Ganellari, Agim Kraja, Besim Ndregjoni.

Në këtë diskutim nuk kanë marrë pjesë: Skënder Zogu,  Ergjent Bufazi, Gazmend Lita.

Kryesia e PLL konstatoi se në përputhje me Statutin e PLL është koha për fillimin e procedurave të organizimit të Kuvendit të 18-të të PLL.

 

Në përputhje me Statutin e PLL, nenet 19, 21, 25,26 dhe kompetencat e veta, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm Artan Tujani, Kryesia e PLL

 

V E N D O S I

I) DATA, VENDI DHE SHPËRNDARJA E DELEGATËVE TË KUVENDIT TË 18-të TË PLL

1. Kuvendi i 18-të i partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL) do të zhvillohet në Tiranë më datë 24 Nëntor 2013.

2. Në Kuvend do të marrin pjesë 263 delegatë. 118 prej tyre do të zgjidhen mbi bazën e numrit të anëtarësisë sipas çdo dege dhe 118 delegatë do të zgjidhet sipas rezultatit të secilës degë në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013. Shifrat e mësipërme përkatësisht 118 me 118 delegatë mund të tejkalohen vetëm për efekt përafrimi sipas pikës së mëposhtme. 90 % e delegatëve në Kuvendin e 18-të të partisë Lëvizja e Legalitetit duhet të figurojë në listat e anëtarësisë sipas Degëve që janë të depozituara në Selinë Qendrore të PLL.

3. Koeficienti i përafrimit është 0,51 çka nënkupton kufirin më të vogël dhjetor që mund të rrumbullakoset  në numrin e plotë pasardhës.

4. Kryesia e PLL brenda datës 30 Shtator 2013 përllogarit shpërndarjen e  delegatëve sipas çdo Dege dhe ja paraqit për miratim Kryesisë.

5. Delegatët e Kuvendit të 18-të të PLL do të zgjidhen në konferencat e Degëve.

6. Delegatë të Kuvendit të 18-të të PLL, sipas nenit 21 të Statutit të PLL do të jenë automatikisht edhe: Ekrem Spahiu, Skënder Zogu, Seit Preni, Murat Basha, Sulejman Gjana, Besnik Murani, Artan Tujani, Nebi Ganellari, Shpëtim Axhami, Agim Kraja, Ergjent Bufazi, Gazmend Lita, Besim Ndregjoni, Agim Selita dhe Kujtim Gjoka.

Po ashtu në Kuvendin e 18-të të PLL do të jenë edhe 5 delegatë nga dega e PLL në SHBA, 3 delegatë nga dega e PLL Francë, 3 delegatë nga dega e PLL Belgjikë dhe 1 nga dega e PLL Suedi.

 

II) KANDIDATËT PËR KRYETAR TË PARTISË

1. E drejta për të kandiduar për kryetar te partisë përcaktohet sipas Statutit të PLL.

 

III) ZHVILLIMI I KONFERENCAVE

1. Konferencat e degëve do të kenë mandatin e analizës dhe zgjedhjes së delegatëve për Kuvendin e 18-të të PLL.

Përjashtim bën dega e PLL Tiranë ku konferenca do të jetë edhe zgjedhore.

2. Kalendari i konferencave të degëve të PLL miratohet nga Kryesia qendrore e PLL dhe konferencat koordinohen nga Kryetari i partisë. Konferencat e degëve të PLL duhet të kenë përfunduar brenda datës 16 nëntor 2013.

 

IV) VLEFSHMËRIA E KONFERENCAVE

1. Konferencat e degëve të PLL janë të vlefshme kur zhvillohen me të paktën 90% pjesëmarrje nga anëtarësia e PLL që figuron e depozituar në Selinë Qendrore të PLL.

2. Për efekt të pikës së mësipërme, kryetarët e degëve të PLL duhet që 48 orë para kohës së zhvillimit të konferencës të kenë depozituar në Kryesinë e PLL listën e delegatëve të Konferencës.

Një Komision i caktuar nga Kryesia e PLL verifikon përputhshmërinë e listës së delegatëve të konferencës me listën përkatëse të anëtarësisë së asaj dege që është e depozituar në Selinë Qendrore të PLL dhe rezultatet ja paraqet Kryesisë.

Kur përbërja e delegatëve të konferencës nuk është konform pikës së mësipërme, ajo konference anulohet dhe në Kuvend ajo degë përfaqësohet vetëm nga Kryetari i saj.

 

V) VLEFSHMËRIA E DELEGATËVE TË KUVENDIT

1. Delegatët e zgjedhur nga Konferencat e degëve për në Kuvendin e PLL duhet të jenë me përbërje së paku 90% nga lista e anëtarësisë së PLL që ndodhet e depozituar në Selinë Qendrore të PLL.

2. Verifikimi, miratimi ose refuzimi i listës së delegatëve për në Kuvendin e PLL bëhet në të njëjtën mënyrë si për listën e delegatëve të konferencave.

3. Lista përfundimtare e delegatëve për në Kuvendin e PLL miratohet me vendim të veçantë nga kryesia e PLL brenda datës 17 nëntor 2013.

 

VI) RAPORTI PËR AKTIVITETIN E PARTISË

1. Raporti që do të mbahet në Kuvend për aktivitetin e partisë për periudhën 4 vjeçare hartohet nga Kryetari i partisë dhe miratohet nga Kryesia brenda datës 17 Nëntor 2013

 

VII) VENDIM-MARRJA NË KRYESI

1. Mbledhjet e Kryesisë janë të vlefshme kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të saj dhe vendimet janë të vlefshme kur votohen nga më shumë se gjysma e anëtarëve pjesëmarrës.

2. Vendimet nënshkruhen nga të gjithë të pranishmit në mbledhjen e Kryesisë, vulosen dhe protokollohen rregullisht si edhe janë të disponueshëm për çdo të interesuar.

 

VIII KOMISIONI I ORGANIZIMIT TË KUVENDIT

1. Komisioni i organizimit të Kuvendit përbëhet nga  Kryesia e PLL.

 

IX) DETAJET E ZHVILLIMIT TË KUVENDIT

1. Detajet për ditën e Kuvendit miratohen me vendim të veçantë dhe para datës 21 Nëntor 2013

 

X) PUBLIKIMI

Publikimi i vendimeve të Kryesisë së PLL dhe materialeve të Kuvendit bëhet në webfaqen zyrtare të PLL www.legaliteti.org

 

X) ANA FINANCIARE

Për të mbuluar shpenzimet e organizimit të Kuvendit të 18-të të PLL, secili anëtar i Kryesisë do të derdhë në arkën e partisë 10.000 (dhjetëmijë) lekë.

 

XI) HYRJA NË FUQI

Ky vendim u përpilua në 10 (dhjetë) kopje (nga një për secilin anëtar), nënshkruhet rregullisht dhe hyn në fuqi menjëherë.