slide1.jpg
slide2.jpg
slide3.jpg

 

 

Nr. Prot. __________                                                                     Tiranë, më 10 Dhjetor 2015

 

Vendim

 

Kryesia e PLL  në mbledhjen e saj të datës 10 Dhjetor 2015 pasi analizoi faktin e përdorimit në mënyrë të përsëritur të vulës së PLL nga ana e disa ish kryetarëve apo ish personave të emëruar në degë të PLL

 

V E N D O S I

 

  1. Të nxjerrë nga përdorimi të gjitha vulat ekzistuese të degëve të PLL
  2. Të autorizojë prodhimin e vulave të reja për degët e PLL
  3. Të njoftojë dhe ti dërgojë specimentin e vulës së re Organeve Shtetërore që veprojnë në nivelin e Bashkive dhe Qarqeve si dhe degëve lokale të partive partnere.
  4. Të padisë në prokurori “për marrje titulli ose detyre që nuk i përket” çdo individ që do të përdorë prej kësaj date një titull ose detyre që nuk i përket në PLL.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Sekretari i Përgjithshëm                                                                   Kryetari

Sadedin Balla                                                                                   Sulejman Gjana