slide1.jpg
slide2.jpg
slide3.jpg

 

 

Nr. Prot. __________                                                                     Tiranë, më 10 Dhjetor 2015

 

Vendim

Kryesia e PLL në mbledhjen e saj të datës 10 Dhjetor 2015, pas kërkesës së Kryetarit të Këshillit Kombëtar, z. Artan Tujani, i cili me cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar kërkoi “Që në mënyrë të sintetizuar ti paraqiteshin me shkrim të gjitha azhornimet që reflektojnë vendimet e mëparshme të Kryesisë së Partisë e të Senatit që kanë të bëjnë me riorganizimin e degëve dhe masat disiplinore e që ndikojnë në përbërjen e Këshillit Kombëtar,

 

V E N D O S I

 

Ti komunikojë Kryetarit të Këshillit Kombëtar z. Artan Tujani sa më poshtë:

1.

a)      Zotërinjtë Ekrem Spahiu (ish kryetar i PLL), Xhevdet Sopi (ish kryetar i degës PLL Kukës), Agim Selita (ish kryetar i degës PLL Mat), Hysen Myshketa (ish kryetar i degës PLL Durrës), Bahri Kollçaku (ish kryetar i degës PLL Kavajë), Albert Shopi (ish kryetar i degës PLL Elbasan), Ruzhdi Orizaj (ish kryetar i degës PLL Berat), me Vendim të Senatit të PLL datë 17.09.2015 janë përjashtuar nga anëtarësia në Partinë “Lëvizja e Legalitetit” dhe nuk janë më pjesë e asnjë strukture të saj.

b)      Zotërinjtë, Kujtim Cengu, Xhimi Vila, Xhemal Meçi, Dashamir Muçka, Ali Korça, Hajredin Bërdulla, Robert Poçi, Bardhyl Rama dhe Luan Buzra, sipas vendimit të Kryesisë së PLL datë 11.09.2015 janë shkarkuar nga funksionet përkatëse të Sekretarit të degës dhe si rrjedhojë nuk janë më anëtarë të Këshillit Kombëtar.

c)      Zotërinjtë Krenar Hysi, Batjar Kasa, Vero Dosti, Et’hem Manxhari, Bedri Kadiu, Bajram Braho, Pajtim Deliu, Xhavid Xhetani, Ylli Sulejmani, nuk gëzojnë asnjë funksion drejtues  sepse sipas vendimit të Kryesisë së PLL datë 20.08.2015 degët ku ato bëjnë pjesë janë shpallur jo funksionale dhe si rrjedhojë personat e sipërcituar nuk janë më anëtarë të Këshillit Kombëtar.

2.

a)      Me Vendimin tjetër të sotëm  (datë 10.12.2015) Kryesia e PLL, në bazë të nenit 26 të Statutit  ka emëruar si kryetarë degësh zotërinjtë Anton Çupi, Fatmir Haveriku, Hekuran Godollari, Artur Aliko, Adriatik Gjana, Leonard Konica, Afrim Stafhasani, Kamber Zyberaj, Daniel Qiraxhi, Përparim Bengaj dhe Gëzime Lamçe, të cilët janë automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar të PLL.

b)      Po sipas një vendimit tjetër të sotëm të Kryesisë PLL (datë 10.12.2015) janë emëruar si kryetarë të disa degëve të reja të PLL zotërinjtë Ded Mema, Myslym Karriqi, Sami Frashëri, Sahit Ibrahimaj, Riza Katuçi, Nazif Sulaj, Haki Matranxha dhe Ismail Paja, të cilët janë automatikisht anëarë të Këshillit Kombëtar.

Për drejtuesit lokalë të atyre degëve që janë në proces riorganizimi dhe krijimi, Kryetari i Këshillit Kombëtar do të informohet hap pas hapi.

 

Sekretari i Përgjithshëm                                                                   Kryetari

Sadedin Balla                                                                                   Sulejman Gjana