slide1.jpg
slide2.jpg
slide3.jpg

Nr. Prot. __________                                                                     Tiranë, më 10 Dhjetor 2015

 

Vendim

 

Kryesia e PLL në mbledhjen e saj të datës 10 Dhjetor 2015 diskutoi për masat e mëtejshme në funksion të organizimit të partisë për ti paraprirë më mirë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në këtë kuadër, në përputhje me Statutin e Partisë dhe kompetencat e veta, Kryesia e Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Sadedin Balla,

 

 

V E N D O S I

 

  1. Organizimi i degëve të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” brenda territorit të Republikës të Shqipërisë bëhet mbi bazën e ndarjes së re territoriale (Ligji nr. 115/2014 datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”).
  2. Numri i degëve të PLL brenda territorit të Republikës së Shqipërisë është 61 (aq sa numri i bashkive).
  3. Degëve brenda vendit i shtohen edhe degët e PLL në SHBA, Kanada, Francë, Suedi, Belgjikë, Itali, Kosovë dhe Maqedoni, të cilat sipas statutit të PLL gëzojnë të gjitha të drejtat dhe kanë të gjitha detyrimet si degët e PLL brenda vendit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Sekretari i Përgjithshëm                                                                   Kryetari

Sadedin Balla                                                                                   Sulejman Gjana