slide1.jpg
slide2.jpg
slide3.jpg

Diskutim dhe platforme e drejtimit te PLL shfaqur ne kuvendin e XIX

I nderuar kryetar i kuvendit  Z.Gramoz Xhaferri.

Te dashur zonja dhe zoterinj ju pershendes dhe ju uroj suksese.

Te jesh delegat ne kuvendin e PLL eshte krenari dhe privilegj.

Eshte krenari dhe privlilegj se ju sot perfaqesoni legalistet anembane kudo qe jane.Gjithashtu eshte krenari dhe privilegj sepse ju perfaqesoni vlerat legaliste,vlerat mbreterore,vlerat Zogiste.PLL eshte nje parti tradicionale,eshte vlere kombetare.

Dy shtyllat e programit te PLL me te cilat ne krenohemi jane sistemi monarkik dhe bashkimi kombetare.

Legalistet jane te bindur se vetem sistemi monarkik tashme i provuar mund te coj kombin tone perpara duke e ngritur ate ne nivelet euroatlantike,perendimore.

Te dashur delegate zonja dhe zoterinje,sic jeni ne djeni nga konferencat e zhvilluara ne rrethet tuaja qe ju perfaqesoni une pjese e juaja kam nderin te paraqese kandidaturen time per drejtimin e PLL per katervjecarin e ardhshem.

Te drejtosh PLL eshte nder dhe privilegj nga njera ane por dhe detyre e pergjegjesi nga ana tjeter.Te drejtosh PLL nuk eshte si te drejtosh nje parti tjeter te majte apo te djathte,te vogel apo te madhe.

Te drejtosh PLL do te thote te drejtosh nje parti e cila prej dhjetra vitesh ka mbajtur peshe te madhe kombetare per cfare ka kaluar kombi yne.

Te drejtosh PLL eshte pergjegjesi sepse  po drejton nje parti qe per shume vite mbeshtetesit e saj pavaresisht vuajtjeve persekutimit,internimeve e burgosjeve mbajten lart frymen e kesaj partie.

Te drejtosh PLL mendoj se kerkohet seriozitet,sakrifice,pergatitje,rezultate ne pune dhe eksperience.

Te drejtosh PLL duhet te jesh i pergjegjeshem per ate qe merr persiper.

 

Motra dhe vellezer te jesh ne drejtimin e PLL ke detyrim te madh.

Eshte detyrim se kjo force politike duhet te kete vendin qe ajo vertete meriton ne te djathten Shqipetare.

Kjo detyre qe kerkoje ta marre periper nepermjet votebesimit tuaj do me veje para pergjegjesise qe me punen time ju mos te ngelni te zhgenjyer.

Pozicioni drejtues i PLL ka dhe sakrificat e veta per vete kushteve dhe gjendjen aktuale ku jemi.

Une guxoj te perballem me sfidat dhe kete e kam treguar prej 25 vitesh ne gjirin tuaj.

 

Gjendja aktuale ku ndodhet PLL.

Falenderoj dhe pergezoj mundin e gjithsejcilit prej jush qe pas viteve 90 punuam,luftuam e u perballem me cfaredo lloj pengese dhe veshtiresie.

-Pritem per here te pare Mbretin Leka i I.

-U perballem me sfidat e referendumit te vitit 97 ku fituam por na u mohua e drejta.

-Ishim pjese aktive e kualicionit Levizja per zhvillim kombetar.

-Morem pjese dhe ndame sebashku hidherimet dhe gezimet me familjen mbreterore.

-Kemi perballur shume fushata elektorale nder vite ku kemi patur arritje dhe deshtime ne rezultatet tona,por per fat te keq me dhimbje e them se duke filluar pas viteve 2000 PLL erdhi si force politike gjithmone ne tkurrje.

Per sa i perket sa me siper mendoj se egzistojne faktore te jashtem e te brendshem,objektiv dhe subjektiv,po me kryesoren duhet ta kerkojme brenda vetes.

Si faktor te jashtem mund te permendim  goditjen dhe luften e hapur politike qe ju be subjektit tone here pas here nga forcat aleate ose jo.

Ketu mund te marrim si shembull:

-Mosnjohjen e fitores se referendumit te 97.

-Ne cdo zgjedhje jemi te gjithe te bindur  per vjedhjen e votave qe na eshte bere.

-Kodet zgjedhore te miratuara me marreveshje te sy forcave te medha politike PD- PS kane qene gjithmone jo ne favor te PLL.

-Asnjehere nuk jane respektuar marreveshjet parazgjedhore nga ana e PD.

-Shtresat qe perfaqeson PLL prej 25 vitesh nuk e gjeten veten te respektuara nga politika aktuale.Keto shtresa asnjehere nuk moren pronat e tyre dhe nuk u shperblyen sic duhet per vuajtjet qe kishin kaluar.Ato nuk u respektuam me pozicione konkrete drejtuese te emeruar apo te zgjedhur perkundrazi ato vazhduan te shihen si shtrese e diskriminuar.

Nder faktoret e brendshem mendoj se kryesoret jane:

-Moshapja e partise kundrejt figurave intelektuale me integritet shoqerore dhe me ideal te larte kombetare.

-Politikat e pamjaftueshme per shpalosjen e programit te PLL ne baze.

-Puna e dobet per organizimin e partise ne sistemin vertikal qender-dege-nendege.

-Mospozicionimi ne momentin e duhur per problemet aktuale brenda vendit e ne rajon.

-Asnjehere nuk eshte analizuar sic duhet disproporcioni i votave ndryshe ne zgjedhjet lokale dhe ndryshe ne ato parlamentare.

-Jo pa qellim po radhis te fundit nje nder faktoret kryesore te kesaj gjendje qe eshte  menyra e lidhjes se kualicioneve me PD nder vite ne prag zgjedhjesh.Keto kualicione ne shumicen e rasteve nuk sollen produktivitet por perkundrazi na kane demtuar.Jo vetem marreveshjet nuk u zbatuan por keto kualicione shpesh here ndoshta u bene per interesa personale dhe nepotike.

Te jeni te bindur se keto lloj koalicionesh do te marrin fund njehere e pergjithmone.

Pse jam i bindur se do te kem sukses ne drejtimin e partise:

Kete e mbeshtese ne tre shtylla kryesore.

1.Ne eksperiencen e gjate dhe rezultatet e vazhdueshme.

-Aderoj prej 25 vitesh ne PLL me nje vazhdimesi si anetare i PLL,kryetar dege,kordinator qarku,anetar kryesie,sekretar politik dhe nenkryetar i PLL

-Cdo funksion te lartepermendur nuk e kam dhurate nga lideret e partise,e kam fal punes kembengulese dhe me perkushtim te vazhdueshem e te palodhur.

-Si rezultat i punes time ne ekip kam arritur te jem per tre mandate anetare i keshillit bashkiak dhe anetar i keshillit te qarkut.

-Gjithashtu jam krenar se kryesia e PLL me ka perzgjedhur si kandidat per deputet per qarkun Fier.

-Ne funksionin e kordinatorit per qarkun e Fierit kemi arritur rezultate te tilla ku sot votat e ketij qarku perbejne 30% te totalit te votave te partise.

-Vlen per tu theksuar se numri i votave ka qene pothuajse i njejte si ne zgjedhjet lokale ashtu dhe ne ato parlamentare.

-Jemi perfaqesuar me anetare te keshillave bashkiake dhe themi me bindje se kemi patur rast te vjedhjes se nje mandati per deputet ne qarkun e Fierit.

2.Drejtimin me sukses te PLL e mbeshtese ne ate qe perfaqesoj si nga origjina familjare edhe nga pergatitja profesionale.

-Jo rastesisht jam pjese e juaja si legalist dhe monarkist per nje kohe te gjate.

-Rrjedh nga nje familje me baba dhe gjysh te burgosur.

-Prej shume vitesh njerezit e familjes sime kane qene pjese e oborrit mbreterore dhe mbeshtetes se familjes mbreterore ne mergim dhe sot ne vazhdimesi.Gjithashtu ata jane perballur me persekutim,internim dhe burgosje.

-Nga bashkeshortja gjyshi i saj i pushkatuar pa gjyq dhe dajet e internuar.

-Gjyshi nga nena bashke me xhaxhane e tij kane qene xhandare te kohes Zogut.

-Persa i perket pergatitjes dhe integritetit tim:

Kam vertetuar me kerkese te kryesise se PLL pastertine e figures sime nga autoriteti per informimin mbi dokumentet e ish sigurimit te shtetit.Sipas shkreses me numer protokolli 226 date 17.10.2017 Z.Shpetim Axhami nuk keni qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit.Sekretare Ermira Shtino.Shkrese te cilen mund tju a ve ne dispozicion.

-Pergatitja ime profesionale eshte si me poshte:

Kam kryer arsimin e larte.

Mbaj titullin ekselent ne profesion.

Zoteroj graden doktor shkencash.

Kam kryer 1 vit studime pasuniversitare ne NDI per politike si perfaqesues i PLL.

3.Shtylla e trete dhe me kryesore tek e cila besoj ne drejtimin me sukses te PLL eshte platforma e organizimit strukturore dhe platforma politike qe shpalos per katet vitet e ardhshme.

Kjo platforme ju paraqitet e zberthyer si me poshte :

Platforme e organizimit dhe ajo politike e PLL

 

Nga viti 2017-2021 n.q.s votohem si kryetar i PLL bashkeme stafin tim do te filloj punen si me poshte.

I.Organizimi strukturore i partise.

Ne baze te statutit te PLL do funksionojne strukturat vertikale.

v  Zgjerimi i Kryesise me numrin e nevojshem te anetareve ne baze te statutit.

v  Ne kryesi do te afrohen njerez intelektual nga te gjitha profilet sipas kontributit ne PLL, me potencialit dhe integritetit ne shoqeri,ku cdo qark do kete perfaqesuesin e vete ne kryesine e re .

v   Veprimtaria e kryesise do te jete periodike,transparente dhe me vendime konkrete unanime duke respektuar mendimin ndryshe.

Ne baze te vendimeve Kuvendit dhe Keshill Kombetar organizimi i parties do te jete sipas pozicioneve te meposhtme:

 

Kryetar,Sekreta i pergjithshem,3 N/Kryetar, sekretariat prej 4 vetash.12 kordinator qarqesh.

Kryesia qendrore:

 Kryetar, Sekretar i pergjithshem, tre N/Kryetar, kater Sekretar, Kryetare e forumit te gruas ,kryetar i forumit rinor, Kryetar i senatit, Sekretar i senatit dhe 12 Kordinatore.Dikush prej kordinatoreve mund te kete edhe pozicion drejtues

 

Kryesite e PLL prane cdo bashkie do te funksionojne siç kane funksionuar me pare kryesite e degeve ne rreth.Cdo bashki e re do te kete degen e saj sic eshte percaktuar tashme.

 

Kordinatoret:Kryesia e PLL me miratim te Keshillit Kombetar do emeroj 12 kordinator sipas qarqeve te cilet do merren me organizimin e punes ne nivel dege dhe n/dege.Veprimtaria e tyre do te kontrollohet nga sekretari organizativ dhe N/kryetaret e PLL.Sejcili kordinator do te jene anetare te kryesise se re.Nuk mund te rri pa perfaqesim ne kryesi Shkodra me gjithe ato potenciale,Dibra me ato familje qe perfaqesojne legalistet ,Vlora e flamurit,Berati mijevjeqar apo Elbasani me deget e kosoliduare ku ne nje dege te ketij qarku kandidati yne kryetar partie ka marre te 11% te votave apo qarqete tjera qe per etike nuk po i permend.

 

 

 

Sekretariati:

Do te kete perberjen si me poshte.

  • Sekretar organizativ
  • Sekretar politik dhe per maredhenjet me medjat
  • Sekretar I marredhenieve me publikun.
  • Sekretar per Diasporen  dhe mardheniet me jashte

Sipas grafikut nga te zgjedhurit e mesiperm zyrat e PLL do qendrojne hapur cdo dite.

Sekretari pergjithshem do kontrolloj punen e sekretariatit.

Çdo sekretar do kete detyra konkrete me afat, te zbatueshme sipas planit te secilit.

Nje N/Kryetari do kete lidhje direkte me kryetarin e partise te cilin do e informoj ne menyre periodike per problemet e ndryeshme.

Dy N/kryetaret do ndjekin punen e kryetareve te degeve Nje ne Jug dhe Nje ne Veri sipas zonave nje bashki nje dege.Dy N/kryetaret ePLLdo bashkerendojne punen me kordinatoret e qarkut.

.

 

Organe te tjera drejtuese:

Keshilli Kombetar:Kryetari Keshillit Kombetar do jete aktiv.Mbledhjet e keshillit do jene serioze ku do dalin me vendime konkrete dhe qe do zbatohen ne menyre rigoroze dhe me transparence Senati:Kryetari dhe sekretari i senatit do te jene anetare kryesie te PLL.Vendimet dhe sygjerimet e senatit do merren parasysh gjithmone per  drejtimin e PLL-se.Senati do konsiderohet truri i PLL.

Forumi i gruas:Gjate organizimit te degeve ne rrethe paralel do te zgjidhen strukturat e forumit gruas dhe rinise si dy forume ndihmese dhe te domosdoshme.

Forumi i rinise do ringjallet me afrime te reja serioze,

Para zgjedhjeve te 2019 do te behen per cdo dege listat e anetaresise tecilatdo tejene fikse dhe serioze pasi skemi pse genjejme veten me lista tashme te vjeteruara.

 

 

 

 

Financat:

Sekretari financiar do te ngrej nje bord prej tre vetash te cilet do te monitorojne financat e PLL.

  • Financat do sigurohen sipas ligjit per financimin e partive politike dhe kodit zgjedhor.
  • Projekteve te ndryshme dhe donacioneve.
  • Kuatizacionit i cili do te filloje te mblidhet sado pak sipas mundesive.

Çdo vit do behet analiza financiare sipas detyrimit ligjore me ekspert kontabet pavarsisht financave shume tepakta qe disponon partia jone

Mendoj dhe do kembengul qe bashke me disa biznesmen te legalitetit qe i kemi por nuk kemi ditur te i afrojme,te ngrihet nje biznes i vogel politik i PLL[ndoshta edhe mund te sherbeje si vend takimi per ne gjate kohes se  lire] kjo funksionon ne cdo vend Europian.

Te punesuar do jene femijet tane, fitimet nje pjese do e marrin aksioneret dhe nje pjese do ju shperndahet degeve per te stimuluar punen ne rrethe.

Veprimtaria e ketij biznesi ndiqet me expert kontabel dhe keto lloj biznese kane lehtesira ligjore tatimore.

 Donacionet e ndryshme do behen nepermjet nr. Llogarise se PLL.

 

 

II.Platforma Politike

Moto e drejtimit te PLL

Hapje dhe modernizim i partise duke pasur parasysh

 Bazen mbi te cilen eshte krijuar PLL.

Filozofine mbreterore qe ajo perkrah dhe mbeshtet.

Klasa politike dhe shoqerore qe ajo perfaqeson ne interest e gjithe shoqerise.

  • Do i qendroj rigoroz dhe korrekt statutit,programit dhe vendimeve te strukturave te PLL.
  • Programi i partise do mbeshtetet mbi parimet baze mbi te cilat eshte krijuar PLL por gjithashtu ka ardhur koha e modernizimit te metejshem te tij
  • Modernizimin e Partise e shikojme te behet mbi baza te cilat ka evoluar koha dhe shoqeria ka ardhur koha per nje imazh te ri ndryshe te PLL duke respektuar gjithmone traditen tone.
  •  Ky modernizim do te tentoj qe PLL te dale me plateforme dhe ide ndryshe nga forcat e tjera politike nga te cilat elektorati yne eshte i zhgynjyer

Modernizimi i platformave dhe i ideve do te behet mbi kushtet aktuale rajonale dhe Euroantlantike

Gjithmone duke degjuar zerin tuaj .Ky modernizim ne plateforme dhe ne ide do kryhet me grup ekspertesh sipas profileve dhe fushave te ndryshme social ekonomike.

Modernizimi ne strukture.

Afrimi I figurave me integritet shoqeror, intelektuale dhe me origjine nga familjet e medha fisnike shqiptare.

  • Afrimi I te rinjve si pjesa me aktive e shoqerise.
  • Te ndihmojme te gjithe ne ngritjen funksionimin e forumit te gruas dhe perfaqesimi i saj deri ne  ne strukturat e larta drejtuese te e PLL
  • Te trajtohen me me shume force problemet aktuale me qellim qe fryma e PLL te mbahet gjalle dhe qendrimet tona te jene te perkshme nga te gjithe gjate kohes ne vazhdimesi

    

Qendrime politike do mbahen perkundrejt:

  • Problemi i korrupsionit dhe kriminalitetit si dy fenomene te lidhura me njeri tjetrin dhe frymezuar nga politika e sotme
  • Te ngrihet me force fati i pronave te vjetra  sipas arkivave te kohes se mbretit Zogi I Pare te kerkohet gjithashtu me force  burimi I pronave te reja te pushtetarve te siguruara pas 90
  • Lustracioni,Dekriminalizimi,Vetingu fallco dhe i pazbatueshem nga klasa aktuale  politike drejtuese dhe paralementare.
  • Fati i te persekutuarve, Menyrae trajtimit te kesaj shtrese kane bere qe edhe pas 27 vjet pluralizem problemet e tyre te mos zgjidhen
  • Do mbahet qendrim mbi problemet e rajonit dhe trojeve Shqipetare jashte kufijeve aktuale.
  • Do te jemi aktiv dhe do mbajme qendrim mbi cdo problem te politikes se dites.

Do ngrihen problem dhe do te jepen alternative ne lidhje me ngritjen e nivlit arsimor,sherbimit shendetsor dhe rendit si tre gangrene te shoqerise.

 

 Bashkepunimi me forcat e  tjera politike

Besoj se ky eshte faktori kryesor qe ka sjelle shume probleme ne funksionimin e PLL

  • PLL do te jete nje force politike e pavarur me identitete te plote ashtu sic eshte krijuar dhe rreth kesaj force duhet te zhvillohet politika e te djathtes se vertete nuk duhet te behemi satelite i askujt sic dhe ka ndodhur me pare,ku nuk ka pasur respektim marreveshje.
  • PLL do shkoj ne zgjedhjet lokale dhe parlamentare me program te vetin elektoral para zgjedhesve dhe do te perfaqesohet e vetme me kandidatet e saj per Kryetar bashkie ne zgjedhjet lokale dhe per deputet ne zgjedhjet parlamentare
  • PLL nuk do behet pjese e pazareve personale per krijimin e kualicioneve qe nuk na intereson si force politike dhe bien ndesh me programin e PLL.

 

Bashkepunim do te kete me forcat e verteta te djathta.Bashkepunimi do te jete ne baze te parimeve,ky bashkepunim do te jete i  hapur dhe transparent per te gjithe,me vendime qe do i marrim sebashku e jo bashkepunim personal si do kryetari i partise.

PLL do te jete e hapur me ato subjekte politike qe I drejtohet PLL per bashkepunim por asnjehere nuk do pres ftesen per kualicione me  parti te cilat kane tradhetuarat interesat e te djathteve real.

Ne thelb te aleancave dhe kualicioneve do te jete ceshtjet thelbesore tonat sic jane.

1.Mundesia e referendumit per formen e regjimit. patjeter kjo ne momentin e duhur dhe  e kordinuar me familjen mbreterore ,oborrin mbreterore dhe vete  PrincinLeka II.

2.Ceshtja e bashkimit kombetar dhe zgjidhja e problemeve per shtresat qe ne perfaqesojme do jene ne thelb te ketyre bisedimeve.

 

 Ajo per sa u tha me siper do te arrihet vetem duke forcuar strukturat ne baze dhe kjo do bej te jemi te forte dhe me konkurues.

Pa forcimin dhe shendoshjen e partise jam i bindur se nuk mund te arrihet asgje nga sa ne mund te themi.Per kete duhet puna e sejcilit pa perjashtim,me perkushtim duhet pune e perditshme dhe jo te aktivizohemi vetem ne prag zgjedhjesh.

Te nderuar delegate zonja dhe zoterinje.

Objektiva konkrete dhe te arritshem me punen e te gjithve besoj jane.

Ngritja 100% e degeve ne cdo bashki dhe puna me nen deget

Rritje e nr te votave nga ato aktuale.

Konkurimi dhe perfaqesimi ne cdo keshill bashkiak me anetare te PLL.

Pregatitja per konkurim per kryetar bashkie dhe mundesi fitore ne bashki qe ne e shohim te mundshme. ,ku dhe do perqendrojme punen tone.

Dhe ajo me kryesorja me patjeter si forma e domesdoshme per ngritjen  e dinjitetit te PLL dhe ku zeri i saj te degjohet nga te gjithe do te jete perfaqesimi yne parlamentare.per kete do te punojme te gjithe bashke me gjitha format dhe me gjithe energjite tona.Do konkurojme me patjeterne cdo qark por do te kemi perqendrim te madh ne qarqe te medhe si TR psh ku sejcili prej nesh ka njerezit e ti te cilet mund te na kthehen ne burim votash te perqendruar.

Te dashur delegate te Kuvendit te19 te PLL edhe njehere duke ju falenderuar dhe duke ju uruar suksese ne familje kerkoj votebesimin tuaj per te drejtuar PLL ne periudhen 2017-2021.

Votoni me bindje per vazhdimesine e legalitetit ashtu si ju personalisht mendoni pa u ndikuar nga askush pasi vota domokratike prandaj eshte e fshehte.te jeni te bindur se nuk do te ju zhgenjej dhe bashke me ju do e cojme perpara legalitetin dhe idealin mbreteror.

Rrofte PRINCI LEKA II

Rrofte PLL dhe gjithe legalistetkuto ku jane.

Rrofte kombi i bashkuar Shqiptar

Zoti ju bekofte juve,familjet tuaja dhe gjithe shqiptaret kudo ku gjenden. RESPEKTE