slide1.jpg
slide2.jpg
slide3.jpg

Partia Levizja Legalitetit , ka ndjekur me shume interes zhvillimet e fundit ne lidhje me negociatat midis ministrit te jashtem te Shqiperiese edhe atij te Greqise .

PLL ndihet e shqetesuar per cfare ka deklaruar titullari i Ministrise se jashtme greke , sipas te cilit "Shqiperia ka rene dakord qe Greqia te zgjeroje kufirin detar me 12 milje ". Duke qene se qeveria shqiptare nuk ka dhene informacionet e nevojshme dhe as, me se paku,nuk ka komentuar deklaraten e homologut grek , PLL shpreh shqetesimin dhe indinjaten e saj ne lidhje me ceshtjen ne fjale .

Gjithashtu ne shprehim indinjaten tone ne lidhje me deklaraten e presidentit grek, Pavlopoulos,i cili e konsideron ceshtjen came 'te pakuptimte' , duke e kushtezuar ate me celjen e negociatave per ne BE .

Ne deklarojme se jemi per bashkupunim dhe marrveshje serioze me fqinjin tone jugor per problemet e mbartura ne kohe te ndryshme .

PLL kundershton me force cdo tolerance ne dem te interesave kombetare si dhe per cdo anashkalim qe i behet ceshtjes came , pavaresisht kushteve te caktuara nga pala greke .

Ne gjithmone do te jemi te gatshem te mbrojme cdo pellembe te vendit tone te shtrenjte, qofte toke o det, si dhe do te jemi perkrah zgjidhjes se ceshtjes came , si nje e drejte kobetare e mohuar nder vite

Kryesia e PLL